Fotografitë mahnitëse të Mimoza Veliut në ekspozitë në Shkup

Mimoza Veliu, tetovarja që jeton në Berlin ka ndarë pak kohë për të na kënaqur me fotografitë e saj që do të ekspozohen të hënën më 2 korrik në Shkup në Çifte Amam me fillim në ora 20:30.

Ekspozita e quajtur F9 është ekspozitë  karakteristike ku do të promovohen nëntë femra nga Maqedonia, Veliu është e vetmja shqiptare në të. 

Mimoza Veliu është fotografe e njohur ndërkombëtarsht, ajo jeton dhe punon në Berlin. Fotografitë e saj janë ekspozuar nëpër galeritë e Berlinit, New York-ut, Munchen-it. Ajo ka fituar disa çmime ndër to dhe çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë “Gjon Mili” në Prishtinë. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button