Familja e madhe vetëm me djem, vjen në jetë i 14-ti…

Të paktën në vendin tonë nuk janë të pakta familjet e mëdha, me shumë fëmijë, por të jenë të gjithë djem kjo ndodh rrallë, transmeton Top Channel.

 Kishin 13 djem, ndërsa së fundmi ka ardhur në jetë edhe djali i 14 i tyre. Është fjala për një familje në Miçigan.

Ata shpresonin se më në fund do të sillnin në jetë një vajzë, por mësuan se edhe fëmija i 14 i tyre është sërish një djalë.

Kateri dhe Jay Schwandt janë prindërit e kësaj familje të madhe me djem. Mamaja është betuar pas djalit të 14 se ai do të jetë fëmija i fundit. Megjithatë, mbetet për t’u parë pasi këtë betim e kishte bërë edhe te fëmija i 13.

Djali më i madh i familjes është 20 vjeç, ndërsa fëmija i 13 është 2 vjeç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button