Këngëtari i ri, Ilir Jakupi me këngë dhe videoklip

Estradës shqiptare ditëve të fundit ju ka shtuar edhe një emër, Ilir Jakupi një djalë nga Shkupi që në mënyrë të furishme bëri hapin e parë drejt suksesit dhe afirmimit ne skenën shqiptare.

Një zë karakteristik që është gjithëpërfshirës sa i përket zhanreve muzikore, duke filluar nga ajo popullore, balada e kështu me radhë.
Videoklipi i lansuar ditë më parë nëpër stacionet radio-televizive në vend dhe jashtë tij ishte fillim dhe debutim i suskesshëm i këngëtarit të ri shkupjan Ilir Jakupi me baladën “Mallkuar qofshin” me muzik të Argjent-xheni dhe me tekst të Senka Nuhiut.

Kjo është vetëm një këngë në mesin e tetë këngëve, ku pritet kengetari në fjalë të nxjerr edhe albumin e tij të parë të ndihmuar dhe përgatitur nga një grup profesionistësh në lëmin muzikor dhe tekstshkruarsve shqiptarë.

Pra vitin e ri 2013 publiku shqiptarë do mund ta pres edhe me këngët e këngëtarit të ri ku do dominojn tekste të natyrave të ndryshme me këngë popullore.

Le të jetë kjo vetëm një plotësim dhe vazhdim i repertoarit muzikor shqiptar nga këngëtari Ilir Jakupi.

Lajme të ngjashme

Back to top button