Drejtori i Telegramit bën thirrje për protestë pas bllokimit të qasjes në Rusi

Shefi ekzekutiv i kompanisë Telegram, Pavel Durov u ka bërë thirrje mbështetëse në mbarë Rusinë që të organizojnë një protestë të re, për të kundërshtuar përpjekjet e Qeverisë për të bllokuar qasjen në këtë aplikacion të mesazheve.

Durov, i cili është larguar nga Rusia që nga viti 2014 dhe jeton jashtë vendit, i ka falënderuar rusët të cilët protestuan më 22 prill, kundër bllokomit të aplikacionit Telegram, njofton REL.

“Edhe një aksion tjetër? Të dielën, më 29 prill”, ka shrkuar Durov në rrjetin social, Vkontakte.

Më 22 prill, mbështetësit e këtij aplikacioni kishin hedhur avion të letrës nga dritaret e tyre. Logoja e Telegramit është pikërisht një avion letre.

Autoritetet ruse kanë marrë vendim për të bllokuar qasjen në këtë aplikacion, pasi Telegram ka refuzuar që të ndajë të dhënat me Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button