LSM më 1 maj me marsh dhe kërkesa sindikale

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) pas disa vjetëve pauzë, këtë vit organizojnë marsh më 1 maj me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, njofton Portalb.mk.

Nën moton “Rrugët janë të ndryshme, qëllimi është i njëjtë” marshi do të fillojë përpara ndërtesës së LSM-së dhe do të vazhdojë deri te Kuvendi dhe Qeveria e Republikës  së Maqedonisë.

Sindikalistët do të kërkojnë ligj më të mirë për marrëdhënie pune, regres për pushimin vjetor për të gjithë punëtorët, marrëveshje më të mirë kolektive për sektorin privat dhe publik. Ata do i thonë edhe stop mobingut në punë dhe rritjes së kufirit për moshën e pensionimit.

“Kthehemi në rrugët tradicionale. Vendimi është miratuar njëzëri nga organet dhe trupat më të larta. Të gjithë kryetarët dhe këshilltarët e kemi miratuar vendimin që më 1 maj të marshohet dhe të deklarohen kërkesat e punëtorëve”, ka theksuar kryetari i LSM-së, Darko Dimovski në konferencën e sotme për shtyp.

Kërkesat sindikale, sië tha ai, janë dorëzuar deri te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe deri te Qeveria e Republikë së Maqedonisë.

Nga LSDM gjithashtu theksojnë se duhet që të punohet ligj i ri për marrëdhënie pune ku do të revidohen nenet ekzistuese dhe do të vendosen nene të reja, ndërkaq njëra ndër çështjet për të cilën do të negociohet, do të jetë ajo për marrëveshjet në kohë të caktuar.

Marshi i 1 mjait lidhet edhe me 110 vjetorin e lëvizjes dhe organizimit sindikal në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button