Casillas mund të hyjë në histori

Iker Casillas mund të hyjë në histori si njeriu i parë që arrin 100 fitore për vendin e tij në ndeshje ndërkombëtare nëse Spanja do të fitoj nesër në finale të Euro 2012 kundër Italisë.

Por Iker Casillas nuk do që ta mbajnë mend atë, por këtë ekip madhështor të Spanjës, dhe atë përgjithmonë, duke thënë: “Kush do të besonte se në katër vite do të bënim kaq shumë gjëra për futbollin spanjoll”.

Casillas, i cili udhëhoqi vendin e tij në fitoren e Euro 2008 dhe Kupën e Botës 2010, nesër do ta ketë për kundërshtar një prej portierëve më të mirë të kësaj gjenerate, Gigi Bufon, nesër e synon historinë.

Bile Fabregas shton ndër të tjera se “Bufon është një lider, por ne kemi liderin tonë, e ai është Iker”./indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button