Merkel kundërshton zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka folur për televizionin izraelit Kanal 10. Duke u përgjigjur në pyetjen se a do ta zhvendosë Gjermania ambasadën nga Tel- Avivi në Jerusalem, ka thënë se duhet punuar drejt zgjidhjes dy shtete, përkundër dallimeve të mëdha.

“Statusi i Jerusalemit mund të zgjidhet vetëm në këtë kontekst. Për këtë arsye nuk do ta transferojmë ambasadën në Jerusalem. E duam Izraelin demokratik e hebraik, por edhe shtetin e qëndrueshëm për palestinezët”, ka Merkel.

Ajo ka shtuar se kupton shqetësimin e Izraelit për atë që bën Irani, porse ka mendim tjetër se cila është mënyra më e mirë për ta evituar kërcënimin, përcjell al jazeera shkrimin e Jerusalem post.

“Kryeministri Benjamin Netanyahu beson se marrëveshja ndërmjet Perëndimit e Iranit nuk ofron sigurinë që ai do ta dëshironte. Mendojmë korniza ekzistuese, edhe pse s’është e përkryer, është më e mirë se sa të mos ketë marrëveshje. Do të vazhdojmë të bisedojmë për këtë”, ka thënë Merkel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button