5 shenja që vërtetojnë që partneri juaj ju do me të vërtetë

Pothuajse të gjithë mendojmë se dashuria ekziston vetëm nëpër filma ose në libra romantikë që ne kemi lexuar.

Në këtë mënyrë heqim dorë nga çdo shpresë ekzistuese se partneri jonë mund të na dojë apo që mund të përjetojmë një dashuri të madhe. Një gabim ky i joni, i cili nuk vemë re disa detaje, pikërisht ato detaje ku dhe fshihen shenjat e dashurisë. Studimet kanë treguar se nëse partneri ju dhuron lule apo buzhuteri nuk është treguesi i vetëm se ai ju do. Ndodh shpesh që meshkujt nuk janë të mirë me deklaratat e tyre të dashurisë, por nëse ata bëjnë shumicën e këtyre veprimeve që ne do të rendisim më poshtë, atëherë besojeni, pasi ai ju do!

1. Ai ju dëgjon, në vend që të flas vetëm për vetën
Shumica e meshkujve gjithmonë duan të flasin për veten dhe arritjet e tyre dhe t’iu injorojnë ju gjatë bisedës. Por një mashkull që ju do nuk vepron kështu. Ai ju dëgjon me shumë vëmendje dhe pyet rreth jush sepse dashuria e vërtetë nënkupton interes dhe ndjeshmëri edhe nëse një bisedë nuk është thellësisht kuptimplotë. Nëse partneri juaj nuk është i interesuar për gjërat tuaja dhe refuzon që t’ju dëgjojë, është koha të mendoni për marrëdhënien tuaj.
2. Ai kujdeset për miqtë dhe familjen tuaj
Një mashkull që ju do, do të respektojë njerëzit e tu më të dashur, pra familjen dhe miqtë tuaj sepse ata janë pjesë e jetës suaj. Ai mund të mos i pëlqejë ata, por ai kurrë nuk do t’ju ndalojë komunikimin me ta.
3. Ai është gjithmonë krenar për sukseset tuaja dhe nuk heziton t’ua tregojë të tjerëve
Shumë meshkuj e urrejnë faktin kur gratë arrijnë qëllimet e tyre në sfera të ndryshme. Sidomos nëse ata vetë nuk kanë arritur sukses. Por një njeri që ju do, ju trajton gjithmonë si pjesë e jetës së tij dhe gjithmonë është i lumtur kur ju arrini gjërat që keni punuar apo që keni dëshiruar. Madje ai nuk heziton t’u tregojë miqve të tij rreth sukseseve tuaja me krenari.
4. Bën kompromise për ju
Çdo marrëdhënie është ndërtuar mbi kompromise: ndonjëherë ne duhet të heqim dorë nga diçka ose të bëjmë një sakrificë. Një mashkull që ju dashuron është gjithmonë i gatshëm të heqë dorë nga interesat e tij për ju dhe ai është i lumtur ta bëjë këtë nëse ndjen që është reciproke edhe nga ana juaj.
5. Ai respekton dhe pranon mendimin tuaj edhe nëse ndryshon nga ai i tij
Shprehja e famshme “Unë besoj në ekzistencën e 2 mendimeve: mendimi im dhe mendimi i gabuar” nuk vlen për një marrëdhënie nëse ekziston dashuria. Edhe nëse ai mund të jetë njeriu më kokëfortë që ju keni njohur dhe nuk pranon pikëpamjet e të tjerëve, gjithçka ndryshon kur ai bie në dashuri. Ai do të jetë gati për të kuptuar dhe respektuar mendimin e vajzës që dashuron, edhe nëse ai nuk është dakord me të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button