Berisha shënon gol të ‘çmendur’ me gërshërë, Melbourne siguron gjysmëfinalen (VIDEO)

Besart Berisha ka vazhduar me sukses në kampionatin australian.

Sulmuesi nga Kosova ka qenë edhe njëherë vendimtar për skuadrën e tij Melbourne Victory.

Në çerekfinalen e kampionatit australian, Melbourne u takua me Adelaide United dhe triumfoi 2-1.

Si gjithmonë edhe në këtë takim, Berisha ishte titullar dhe luajti gjatë gjithë ndeshjes, transmeton Telegrafi.

Adelaide ishte në epërsi 0-1 por Melbourne barazoi shpejtë nëpërmjet George për 1-1.

Në minutën e 89, në skenë doli Besart Berisha për të shënuar golin e fitores dhe për t’i siguruar skuadrës së tij gjysmëfinalen.

Berisha realizoi gol fantastik me gërshërë duke sjellë gëzim të madh në stadium.

Në ndeshjen gjysmëfinale, Melbourne Victory takohet me Sydney.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button