Visar Ymeri tregon se si e fuste Vetëvendosja gazin lotsjellës në Kuvend

Ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka qenë i ftuar në Oxygen ku ka folur për shumë tema, duke përfshirë edhe të kaluarën e tij me Vetëvendosjen.

Tash anëtar i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Ymeri ka rrëfyer për herë të parë se si deputetët arrinin ta fusnin brenda sallës së Kuvendit gazin lotsjellës, me të cilin pengoi shumë seanca dhe pamundësoi votimin e marrëveshjeve të rëndësishme.

Tha se ato i merrnin në rrugë kur Policia e Kosovës i gjuante në drejtim të tyre në protesta. Por kur u pyet se si i fusnin në Kuvend tha se në këpucë dhe në disa pjesë trupi ku sigurimi dhe Policia zakonisht nuk kontrollojnë.

“Ajo është e vogël, në këpucë e fusnim. Dhe kishte raste në pjesë trupi ku nuk kontrollojnë. Ato janë shumë të vogla”, tha Ymeri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button