Zaev: Nuk është fundi i botës nëse dështon marrëveshja për emrin me Greqinë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, shprehu besimin se vendi nuk ka qenë kurrë më afër arritjes së një zgjidhjeje për emrin me Greqinë megjithatë dështimi eventual “nuk do të thotë fundi i botës”. Këto deklarata Zaev i bëri për agjencinë “France Press”.

“Unë besoj se ne kurrë nuk kemi pasur kushte më të mira për arritjen e një zgjidhje të plotë që do të zgjasë përgjithmonë. Në qoftë se mosmarrëveshja nuk zgjidhet, nuk do të thotë fundi i botës”, deklaroi Zaev.

Kryeministri Zaev shtoi se Maqedonia do të vazhdojë “programin evropian në një mënyrë apo në një tjetër”. Zaev tha se shumë nga mosmarrëveshjet në lidhje me emrin e Maqedonisë është zgjidhur, por nuk dëshiron të zbulojë detajet e negociatave, sepse “ajo mund të rrezikojë procesin.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button