Zejkova: Askush të mos dënohet nëse posedon sasi të caktuar të kanabisit për përdorim personal

Kryetarja e RDL-së, Monika Zejkova ka dalë me qëndrim për dekriminalizimin e kanabisit. Ajo thotë se çdokush ka të drejtë për zgjedhje dhe askush nuk guxon që të dënohet për përdorim personal dhe posedim të sasisë së caktuar të kanabisit, njofton Portalb.mk.

“Veçmas më gëzon fakti që pas kyçjes dhe mbështetjes publike “Konop-fest” e organizuar nga shoqata Barë mjekues për ngritjen e vetëdijes për dekrimanilizim të kanabisit, por edhe kumtesën në lidhje me mbështetjen dhe ofrimin e ndihmës juridike falas të Monikës, por edhe dënim të aktit për arrestim të bashkëqytetares sonë, e keni provokuar shoqërinë për një sërë komtentesh, që është edhe qëllimi i Rinisë Demokratike Liberale”, ka deklaruar Zejkova.

Ajo shton se edhe në të ardhmen do të angazhohen që të punojnë për demkriminalizimin e kanabisit dhe legalizimin e përdorimit për qëllime mjekësore, .

“Do të kishim iniciuar edhe debat publik dhe debat të argumentuar për të gjithë palët e interesuara, me qëllim, që përfundimisht të dekriminalizohet kanabisi. Çdokush ka të drejtë për zgjedhjen e tij dhe nuk guxon të dënohet për përdorim personal dhe posedim të sasisë së caktuar të kanabisit”, vlerëson Zejkova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button