Marrota: Pirlo, transferi më i mirë që kam bërë

Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marrota, ka lëvduar mesfushorin Andrea Pirlo, duke thënë se ai e ka të pamundur që të vë një çmim mbi të.

33 vjeçari ishte lideri i Azzurëve në ndeshjet e Euro 2012, duke bërë dy asistime dhe një gol, ndërsa ishte shpallur njeriu i ndeshjes ndaj Gjermanisë. Kujtojmë se Juventusi e mori Pirlon nga Milani verën e kaluar në parametra zero, pa paguar asnjë cent.

“Pirlo ishte fantastik, mendoj se ai është transferimi më i mirë në karrierën time. Kushtet ishin të favorshme që ta transferonim, ashtu sikurse kur Sampdoria e transferoi Antonio Cassanon”.

“Kontratë të re? Ai është profesionist, kështu që ky është sugjerim. Me rëndësi është që po vazhdon të bëjë diferencën. Sa vlen ai? Lojtarët si ai nuk kanë çmim”, ka deklaruar Marotta.

Lajme të ngjashme

Back to top button