Izraeli arreston 19 palestinezë

 Forcat izraelite kanë arrestuar 19 palestinezë në Bregun Perëndimor të okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se në operacionet e realizuara në Bregun Perëndimor dhe në rajonin e Ramallahut janë arrestuar 19 palestinezë, 15 prej të cilëve pretendohet se “kanë lidhje me Hamasin”.

Në deklaratë thuhet se është mbyllur edhe një shtypshkronjë, në të cilën pretendohet se bëhej shtypi i disa publikimeve “provokuese”.

Forcat izraelite pothuajse çdo ditë realizojnë bastisje në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor, ku nën akuza të ndryshme arrestojnë palestinezët.

Të dhënat zyrtare palestineze tregojnë se në burgjet izraelite ndodhen rreth shtatë mijë palestinezë, prej të cilëve 350 fëmijë, 62 gra, gjashtë deputetë dhe 500 të burgosur administrativë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button