Atë natë…

Atë natë,
kur gjithçka u përmbys,
qielli ishte yje plotë
e hëna turpshëm bënte dritë,
kur matur më fole të largohem
përderisa shpirtrat rënkonin
e vendosëm që shpresë për ne nuk ka
se bota na dënonte
Atë natë,
njësoj si ty, duhet ta harroj
kur qyteti ishte i përgjumur
e rrugët lyer me dritë
kur zemrës mbushur afsh
mëkatare të egërsuar,
askush krahë nuk i dilte
Di Zoti për ne, atë që ne nuk e dimë
edhe për atë natë si për çdo tjetër
di për dashurinë tonë dhe dhimbjen,
për mrekullinë dhe faljen
Të na shfajësojë, lutem
për natën brenga plotë
për lëkurën e mavijosur
për kraharorin me dhimbje
dhe për dashurinë që si diell digjet.
Një natë tjetër i vetëm,
do desha të t ’kujtoj
se si përsëri qeshim
e si të lumtur të shoh
Kur s’do më dridhet zemra
e shpirti s’do më ther fort
se pse plotë dhimbje u ndamë
për një botë krejt kot.

Nga Lundruesi

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button