Maqedonia pjesë e aksionit global me rastin e Ditës së Planetit Tokë

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Shoqata “Gou Grin” dhe Fondacioni “CNVP Maqedoni” sot me rastin e Ditës së Planetit Tokë, do të ndërmer një aksion për pastrimin e Liqenit Kozjak.

Në të njëjtën kohë i ftojmë të gjithë dashamirësit e interesuar të mjedisit të pastër që t’na bashkohen në këtë aksion ekologjik, të kalojnë një ditë të mrekullueshme në natyrën e bukur pranë liqenit në të njëjtën kohë, duke kontribuar në pastërtinë dhe bukurinë e mjedisit të saj.

Për zbatimin e suksesshëm të Aksionit, do të vendosen dy pika qendrore në f. Zdunjë dhe fshatin Blizansko, nga ku do të fillojnë grupet e anijeve dhe pajisjeve të nevojshme për pastrimin e Liqenit, ndërsa anëtarët e shoqatave qytetare, qytetarët dhe vizitorët do ta pastrojnë bregdetin. Në këtë aksion u bashkangjitën edhe Asociacioni i Menaxherëve të Mbeturinave Kolektive, sportistët (kajakët, zhytësit, alpinistët), institucionet shtetërore, komuna e Makedonski Brodit me kompaninë e shërbimeve, NP “Jasen”, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Maqedoni.  Aksioni do të fillojë në ora 11:00, dhe do të përfundojë në ora 15:00.

Qëllimi ynë është që të zvogëlohen mbeturinat e vendosura në vende të papërshtatshme në mjedisin, të zhvillojmë ndërgjegjësimin e qytetarëve për menaxhimin e duhur të mbeturinave dhe të zhvillojmë mekanizma për mbështetjen e qytetarëve, komunave dhe grupeve tjera të tanguara me qëllim që të merren më mirë me hedhjen e jo të organizuar dhe të paligjshme të mbeturinave në komunitetet e tyre.

Aksioni është pjesë e Aksionit Kombëtar të deponimit të mbeturinave në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë, faza e dytë e të cilave do të zbatohet në shtator. Me këto aktivitete, ne jemi të përfshirë tradicionalisht në aksionin global – Let’s do it! World Cleanup 2018.  është Aksioni mbështetur zyrtarisht nga Parlamenti Evropian dhe në të janë të pranishëm më shumë se njëqind vende në botë.

http://portalb.mk/520481-dita-e-planetit-toke-akcion-per-pastrimin-e-parkut-te-qytetit-te-shkupit/

http://portalb.mk/520484-sot-per-here-te-pare-organizohet-ne-tetove-diten-e-planetit-toke-edhe-dita-pa-makina/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button