Deputeti i SIRIZA-s, Ksidakis: tash është momenti më i mirë për zgjidhjen e emrit

Jemi në një situatë më të mirë që nga viti 1995, kurse një marrëveshje e ndershme dhe funksionale mund të jetë në dobi për qytetarët e të dyja shteteve. Kështu vlerësoi deputeti dhe zëdhënësi i grupit parlamentar i partisë qeverisëse, SIRIZA, Nikos Ksidakis në një intervistë për MIA.mk, njofton Portalb.mk.

Si pjesëtar i mëhershëm i Ministrisë për Punë të Jashtme, Ksidakis shumë mirë e njeh problemin e të dyja shteteve dhe ka komentuar se dritarja e mundësisë së zgjidhjes edhe më tej është e hapur dhe duhet të mbetet e tillë derisa nuk arrihet marrëveshje e pranueshme për të dyja palët.

Ksidakis ka shprehur se është optimist nëse e krahason këtë periudhë me atë të para 15-20 vjetëve dhe se është i bindur se marrëveshja eventuale do të miratohen në Kuvendin e Greqisë edhe përskaj mos pajtueshmërive të partnerëve koalicionues të Qeverisë së Greqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button