Shpërthim në Afganistan, 5 të vdekur

Së paku pesë civilë kanë humbur jetën gjatë një shpërthimi që ndodhi në rajonin Hasaki Mine të Nangarharit, në lindje të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i guvernatorit të Nangarharit Ataullah Hogyani për AA deklaroi se mjeti shpërthyes ishte montuar afër rrugës, ku u aktivizua në momentin kur në atë pjesë kaloi automjeti në të cilin gjendeshin civilët.

Hogyani konfirmoi se kanë vdekur pesë persona, ndërsa 14 të tjerë janë plagosur. Në mesin e tyre ka fëmijë. Ai theksoi se ka edhe prej tyre që janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button