Ndahet nga jeta gazetarja nga Shkupi, Firdes Prevalla

Në Shkup mbrëmë ka ndërruar jetë Firdes Prevalla, gazetarja e njohur e Televionit të Maqedonisë – programi në gjuhën shqipe, e cila viteve të fundit ishte e pensionuar.

Ajo njihej me raportimet dhe emisionet e saj për tema të ndryshme sociale dhe të përditshmërisë.

Ka jetuar në Shkup dhe herë pas here edhe në SHBA, për shkak se një pjesë e familjes jetonte atje.

Nga familja Prevalla informuan se ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 01.30 në varrezat e Butelit në Shkup.

Firdes Prevalla ishte bashkëshortja e dr.Shaban Prevallës, i njohur si deputet, viceguvernator i Bankës Popullore dhe profesor universitar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button