Cërrik- Elbasan, 4 të plagosur në aksident, 2 rëndë

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Cërrik- Elbasan. Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, një me targa Elbasani ndërsa automjeti tjetër me targa greke.

Mësohet se dy prej të dëmtuarve nga aksidenti janë në gjendje të rëndë për jetën në spital. Ende nuk janë të qarta shkaqet që kanë çuar në këtë aksident, por paraprakisht pohohet se lëvizja në krah të kundërt e njërit prej automjeteve mund të jetë bërë shkak për përplasjen.

Qarku i Elbasanit ka patur një bilanc tragjik të aksidenteve në 24 orët e fundit. 

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 3 persona mbetën të vdekur dhe 3 të tjerë të plagosur si pasojë e një aksidenti ne rrugën kombëtare Elbasan -Librazhd, në vendin e quajtur Labinot Fushë. /Panorama

Lajme të ngjashme

Back to top button