Personi kontrovers, Siljan Avramovski kandidati “më serioz” për drejtor të ATO-s

Sipas asaj që kanë kuptuar nga portali Mkd.mk, ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, ministri i Punëve të Brendshme, zëvendësdrejtori i DSK-së, përgjegjës për shërbimet sekrete të shteteve fqinje në kohën e Sasho Mijallkovit, Siljan Avramovski është kandidati “më serioz” i Qeverisë së Maqedonisë për drejtor në Agjencinë Tekniko-Operative (ATO), njofton Portalb.mk.

Përndryshe, si përfaqësues i MPB-së, Siljan Avramovski qe emëruar edhe për kryetar të grupit punues, të përbërë prej 29 anëtarëve për zbatimin e reformave në sistemin për ndjekjen e komunikimeve.

Formimi i ATO-s është votuar me 86 vota “për” dhe asnjë “kundër” dhe “përmbajtur” më 14 prill në Kuvendin e Maqedonisë.

Avramovski, sipas biografisë, është profesional në shërbim, i cili prej diplomimit të Fakultetit për Siguri në Shkupi tërë karrierën e tij e ka kaluar në MPB, gjegjësisht në DSK. Është ekspert për anti-terrorizëm.

Në kartën biografike në “Wikipedia” në grafën për parti politike qëndron – LSDM.

Siljan Avramovski është i lindur më 10 prill të vitit 1960 në Shkup.

  • 1983 – Ka diplomuar në Fakultetin për Siguri në Shkup.
  • Shkurt 2003 – qershor 2004 Avramovski është drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim.
  • 2 qershor 2004 – 17 dhjetor 2004, Avramovski është ministër i Punëve të Brendshme.
  • Nga viti 2006 deri më sot – ngelet në funksion të lartë në DSK, si zëvendësdrejtor i Shërbimit.
  • Në kohën kur Avramovski ishte drejtor i përkohshëm i DSK-së, ndërkaq ministër i Punëve të Brendshme Lubomir Fërçkovski – Xhango, më 31 dhjetor të vitit 2004, ka ndodhur arrestimi i Kalid del Masri, shtetas gjerman me prejardhje libaneze.
  • Në tetor të vitit 2013, Siljan Avramovski ishte lustruar për rastin “Themeli”.
  • Sipas arsyetimit të Komisionit për Lustrim, ai ka dhënë ose ka miratuar veprime me të cilat janë shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut për shkaqe ideologjiko – politike.

Reformat në DSK do t’i udhëheq agjenti me të kaluar skandaloze

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button