Ariana Grande publikon këngë të re që aludon me sulmin në Manchester (VIDEO)

“No Tears Left To Cry”, është kënga më e re që ka publikuar këngëtarja Ariana Grande.

Kjo, është kënga e parë që ajo ka lansuar që nga koncerti i saj që mbajti në Manchester Arena në maj të vitit 2017, e ku ndodhi sulmi terrorist që la të vdekur 22 persona, transmeton Koha.net.

Kënga është publikuar dhe aludon me sulmin në koncertin e saj, por jep mesazhe optimiste.

“S’më kanë mbetur më lot për të qarë. Kështu që po dashuroj, por jetoj dhe po ia dalë mbanë”, thotë ndër të tjera Grande në këngën e saj.

Në videoklip, ajo ka paraqitur edhe një simbol të Manchesterit, ndërsa jep dashuri për të gjithë fansat e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button