fbpx

Arsenali kërkon zëvendësuesin e Wenger

Në ditën që Arsene Wenger “abdikoi” nga froni i Arsenalit, ka nisur edhe një diskutim i gjerë se kush do të pasojë francezin në pankinën e kësaj skuadre, transmeton Top Channel. 

Dy kandidatë janë kthyer në favoritë për t’u ulur në stolin e “Topçinjve” këtë verë, Luis Enrique dhe Carlo Ancelotti.

Pikërisht këta dy trajnerë të njohur janë më të kuotuarit për të marrë drejtimin e Arsenalit. Janë këta emrat më sugjestionues, që shikohen nga mediat angleze si pasues të mundshëm të Arsene Wenger në pankinën e “Gunners”, madje kompanitë e basteve në Angli kanë nxjerrë dhe kuota për këta dy emra.

Ancelotti është gati të rikthehet në lojë pas largimit të bujshëm nga Bajerni dhe mbetet një profil i vlerësuar në Londër, aty ku ka lënë kujtime të bukura me Chelsea.

Edhe Luis Enrique ka bërë të ditur se do ta pranonte menjëherë një pankinë komode si Arsenali, ku mund të punosh i qetë, mund të kesh muskuj financiarë të fuqishëm dhe të luash për titullin kampion, atë të cilin spanjolli e diskutonte në La Liga dhe në Serinë A.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close