Thellohet bashkëpunimi kulturor, do të hapen Qendra Informative në Tiranë dhe Shkup

Qeveria e Maqedonisë ka sjellë vendim për nënshkrim të marrëveshjes për pajtueshmëri ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe këshillit ministror të Republikës së Shqipërisë për formimin e Qendrës Kulturore Informative të Republikës së Maqedonisë në Tiranë dhe Republikës së Shqipërisë në Shkup. Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamed Hoxha, transmeton Portalb.mk.

“Me formimin e këtyre qendrave informative në Tiranë dhe Shkup presim që të rritet bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë, të thellohet bashkëpunimi ndërkulturor dhe të krijohen kushte që artistët e të dyja shteteve të prezantojnë punën e tyre në të dyja shtetet”, tha Hoxha.

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamed Hoxha

Se a do të thotë kjo se projekte kulturore të Shqipërisë do të mund t’i ndjekin edhe shqiptarët e Maqedonisë, zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha u shpreh kështu: “Bëhet fjalë për marrëveshje e cila pasi t’i kalojë procedurat administrative duhet të nënshkruhet ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë. Pas nënshkrimit të marrëveshjes do të hapen edhe qendrat kulturore informative ku do të prezantohen kulturat e të dyja shteteve”, tha Hoxha.

Me arritjen e marrëveshjes për pajtueshmëri Maqedoni – Shqipëri do të rregullohet edhe të drejtat dhe obligimet e të dyja shteteve në raport të personelit të Qendrave Kulturore, aktiviteteve kulturore, përfitimeve nga puna, lehtësimeve tatimore dhe dispozitat finale. Mjetet për funksionimin e Qendrës Kulturore Informative të Republikës së Maqedonisë si dhe pagën e drejtorit do t’i sigurojë Ministria e Kulturës nëpërmjet buxhetit vjetor.

Përndryshe, kjo është qendra e katërt Kulturore Informative që u formua. Tre të tjerat janë në Nju Jork, Sofje dhe Stamboll.

Ramadan Ramadani emërohet drejtor i Qendrës Kulturore në Stamboll

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button