Dimitrov për vizitë në Luksemburg

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Zhan Aselborn, sot do të realizojë vizitë kthyese në Luksemburg.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme informojnë se krahas takimit me Aselborn,  Dimitrov do të takohet edhe me kryetarin e Parlamentit, Mars Di Bartolomeu dhe me anëtarët e Komisionit parlamentar për Çështje Evropiane dhe të Jashtme, Mbrojtje, Bashkëpunim dhe Emigracion.

Në kuadër të vizitës, në Odën ekonomike të Luksemburgut, Dimitrov do t’i prezantojë mundësitë për investime në Republikën e Maqedonisë para kompanive të Luksemburgut

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button