Barnier: Kemi edhe 25 përqind punë në procesin e Brexitit

Shefi i Bashkimit Evropian në negociatat për Brexit, Michel Barnier ka thënë të premten se ka mbetur edhe rreth 25 përqind punë për t’u përfunduar rreth largimit të Britanisë nga blloku, duke përfshirë edhe çështjen tejet të rëndësishme si menaxhimi i kufirit Irlandë-Irlandë Veriore, transmeton Rueters.

“Në bazë të asaj për çfarë jemi pajtuar deri më tash, kemi përfunduar 75 përqind të procesit”, ka thënë Barnier për televizionin France 2, përcjell REL.

Edhe nëse Britania dhe BE-ja do të përfundojnë procedurat për largimin e Britanisë nga BE-ja në mars të 2019-tës, rreziku për dështim mbetet po aq i madh si shkak i çështjes siç është Irlanda, ka thënë ai.

“Ka gjithmonë vështirësi dhe rrezik për dështim”, ka thënë Barnier.

Britania dhe blloku janë të përkushtuar për të vazhduar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në kufirin irlandez pa u kthyer në pikat e kontrollit, të cilat do të ishin kujtesë për tre dekadat e dhunës që përfunduan kryesisht me të ashtuquajturën Marrëveshja e së Premtes së Mirë më 1998.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button