fbpx

Pas incidentit ajror, kontroll 220 avionëve në SHBA

Pas ngjarjes tmerruese të avionit të “Southwest Airlines”, Administrata amerikane e Aviacionit Federal (FAA) ka urdhëruar kontrollin e motorëve të 220 avionëve, si masë paraprake.

Udhëzimet e saj parashikojnë inspektimin ultrasonik brenda 6 muajsh të helikës së mjeteve që kanë kryer një numër të caktuar fluturimesh.

Vënia në lëvizje e zyrtarëve amerikanë vjen pas vdekjes së një gruaje, të martën, të cilën pasi shpërtheu motori, presioni i ajrit gati e nxori jashtë kabine gjatë fluturimit nga Nju Jorku në Dallas, transmeton Mapo.

Dritarja, pranë së cilës ajo ishte ulur, u godit e u thërrmua nga helika e shkëputur e motorit të “Boeing”-ut 737, me 149 persona në bord. Mjekët thonë se Jennifer Riordan, zëvendësdrejtoreshë e një banke, ndërroi jetë prej traumave të rënda në pjesën e sipërme të trupit.

Në vendin ku helika është këputur, ekspertët zbuluan një dobësim të metalit. Tani mësohet se, një incident i ngjashëm u regjistrua me një fluturim të së njëjtës kompani në vitin 2016, por avioni i përfshirë asokohe arriti të ulej pa probleme në Florida.

Motori i tipit “CFM56-7B” përdoret nga më shumë se 8.000 avionë “Boeing 737” në mbarë botën. Vitin e kaluar, “FAA” doli në përfundimin se dhjetëra motorë të tillë kishin nevojë për testime, pas kryerjes së një numri të caktuar fluturimesh.

Inspektime kanë nisur edhe linja të tjera ajrore, që përdorin avionë me këtë lloj motori, ndër të cilat “United Airlines”, “American Airlines” dhe “Delta Air Lines”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button