Çështja e Kosovës përplas Mogherinin e Vuçiqin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bisedoi sonte në Beograd me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.

Ai gjatë një konference të përbashkët për gazetarët tha se në takim me kryediplomaten evropiane biseduan për kapitujt rreth anëtarësimit të Serbisë në BE , si dhe për ato në të cilat Serbia ka arritur përparim dhe ato për të cilat Komisioni Evropian thotë se nuk është arritur përparim.

Siç tha Vuçiq, në takim me Mogherini të dy ata nuk janë pajtuar për gjithçka.

“Kur të vini te çështja e Kosovës, atëherë ne në Serbi kemi shumë gjëra për të thënë, që është ndryshe nga këndvështrimi i shumë vendeve të BE-së, si dhe Prishtinës”, tha Vuçiq, transmetojnë mediat serbe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button