Gjeneralë të Rusisë dhe NATO-s takohen në Baku

Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ruse, Valery Gerasimov, dhe komandanti suprem i NATO-s, Curtis Scaparrotti, u takuan në Baku të Azerbajxhanit.

“Ata biseduan për çështje që lidhen me aktivitetet ushtarake të NATO-s dhe Rusisë në Evropë, masat për ndërtimin e besimit dhe parandalimin e incidenteve”, tha përmes një deklarate Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Takimi ka qenë i pari midis Gerasimovit dhe Scaparrottit qysh në vitin 2013.

Ministria ruse tha se Gerasimov, gjatë qëndrimit në Baku, u prit edhe nga presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

“Ilham Aliyev dhe Valery Gerasimov shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin tekniko-ushtarak mes Azerbajxhanit dhe Rusisë dhe mbi perspektivat e bashkëpunimit të mëtejshëm”, tha përmes një deklarate Presidenca e Azerbajxhanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button