Bën betimin presidenti i ri i Kubës

Miguel Diaz-Canel bëri betimin në postin e presidentit të ri të Kubës.

Diaz-Canel do të pasojë Raul Castron, duke u dhënë fund gjashtë dekadave të sundimit të vëllezërve Castro, transmeton REL. 

Diaz-Canel, 57 vjeç, i cili ka qenë kandidati i vetëm për president, u zgjodh për një mandat pesëvjeçar me 603 nga 604 vota të mundshme të Asamblesë Kombëtare.

Ai pritet të ndjekë reformat e nisura nga Castro për të hapur ekonominë e Kubës te sipërmarrësit e vegjël privatë dhe për të arritur një afrim me armikun e Luftës së Ftohtë – SHBA-në.

Në vitin 2015, Havana dhe Uashingtoni kanë rivënë lidhjet diplomatike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button