Rusi 2018, VAR në ekranet e mëdha të stadiumeve

 Incizimet e detajeve kontestuese të sistemit VAR gjatë kampionatit botëror në futboll i cili do të luhet në datat 14 qershor-15 korrik 2018 në Rusi, do të emetohen në ekranet e mëdha të vendosura në stadiumet ku do të luhen ndeshjet, raporton Anadolu Agency (AA).

Përkundër shumë kundërshtimeve, teknologjia VAR do të përdoret në kampionatin botëror, ndërsa publiku nëpër tribuna do të ketë mundësi të shikojë incizimet, më saktësisht të njoftohet për çka është marrë një vendim i referit.

”Video incizimet në ekranet e mëdha të stadiumeve do të emetohen pasi arbitri të sjell vendimin, në mënyrë që publiku të mos ndikojë në vendimin përfundimtar të arbitrit”, thuhet në njoftimin e FIFA-s.

Teknologjia VAR ka filluar të përdoret në kampionatet e Gjermanisë dhe Italisë, ndërsa testin e kishte në kupat e Anglisë, ndërsa nga sezoni i ardhshëm do të jetë në përdorim në kampionatin e Spanjës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button