Aguero rrezikon botërorin, mjeku: Do provojmë, është e vështirë

Sergio Aguero është i sigurt që do të rikthehet në kohë për Botërorin, por mjeku i skuafës kombëtare të Argjentinës, Homero D’Agostino nuk ka të njejtin mendim për kohët e rikuperimuit të sulmuesit të Manchester City, që të martën iu nënshtrua një pastrimi në gjurin e majtë, pas 5 javësh shqetësime.

“Kur një futbollist kryen një artroskopi 60 ditë përpara finaleve të Kampionatit Botëror, sigurisht që është diçka shqetësuese – tha doktor D’Agostino në një intervistë për Radio 10 – Sepse rikuperimi pas një ndërhyrje të tillë kërkon 5 javë kohë. Kur dëmtimet janë të vjetra nuk mund të kryhen kaq shpejt rikuperimet”, transmeton TCH.

“Unë mendoj se nuk do të jetë në 100% të formës sepse anatomia është anatomi dhe dëmtimi është ai që kemi aktualisht. Do të provojmë, por nuk mendoj se do të arrijmë në kondicionin më të mirë”, përfundoi mjeku argjentinas.  Një skenar ky që argjentinasit nuk e urojnë, por kjo është një mundësi shumë e mirë për Paulo Dybala dhe Mauro Icardi, që duket se janë të përjashtuar për momentin nga lista e futbollistëve që do të udhëtojnë në Rusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button