Mickoski i është ankuar Mogerinit se mungon ambienti demokratik

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot ka pasur drekë pune me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, në të cilin është diskutuar për integrimet evropiane të shtetit, raportin e KE-së dhe për mangësitë e përmendura në raport, njofton Portalb.mk.

“Kryetari Mickoski ka theksuar se Bashkimi Evropian është i nevojshëm për Republikën e Maqedonisë si mënyrë për ngritjen e standardit të qytetarëve, kualitet më të lartë të jetesës dhe ndarjes së vlerave të përbashkëta. Në këtë plan, VMRO-DPMNE ka dhënë kontribut duke dhënë vërejtje thelbësore të cilat janë inkorporuar në ligjet reformuese të cilat janë miratuar”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Mickoski, ashtu siç thuhet në kumtesë, ka shprehur shqetësim për situatën ekonomike, korrupsionin si dhe dyshimin për krim, në të cilin janë përfshirë përfaqësuesit e lartë të pushtetit.

“Terrori politik është lartë i përfaqësuar, dhe ai po zhvillohet në shumë nivele si mënyrë e qërimit të hesapeve të pushtetit me ata që nuk mendojnë njëjtë, trysnia ndaj mediave dhe mungesa e ambientit demokratik është sfidë e vërtetë që shtetin e kthen mbrapa në shumë sfera”, ka theksuar Mickoski.

Mogerini nga Kuvendi i Maqedonisë: na pret pjesa tjetër e video-lojës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button