fbpx

Osmani: pas raportit, Maqedonia del nga gjendja urgjente

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot mori pjesë në edicionin e nëntë të analizës Krahasuese- Raportet e Komisionit Evropian për Maqedoninë 2014-2018 nën organizimin e EUROTHINK – Qendra për strategji evropiane dhe Fondacionit shoqëri e hapur – Maqedoni (FSHHM). Para fillimit të konferencës, zëvendëskryeministri kishte deklarata për media.

“Njëra nga përfitimet më të rëndësishme nga ky rekomandim është se Raporti tregoi që Maqedonia iu kthye agjendës euro-atlantike, të rrugës euro-integruese” – theksoi Osmani, duke shtuar se kjo përshtypje mbështetet edhe deklaratave të euro-komisionerit Han, gjatë dorëzimit të Raportit, si dhe vizitës dhe fjalës së sotme të nën-presidentes Mogerini.

“Raporti i fundit tregoi se Republika e Maqedonisë me sukses adresoi prioritetet urgjente, që tregon se është tejkaluar kriza politike, ndërkaq vendi u rikthye rrjedhave normale demokratike” theksoi Osmani, duke shtuar se është konstatuar edhe progres i konsiderueshëm në reforma, në veçanti në pjesën e krijimit të bazave, respektivisht kushtet për agjendë të qëndrueshme reformuese të vendit.

Osmani theksoi se një nga përfitimet kryesore është edhe progresi në cilësinë demokratike dhe politike, duke pasur parasysh se reformat implementohen me respektimin në përgjithësi të procedurave, në mënyrë gjithëpërfshirëse, me kyçje si të sektorit civil, opinionit të ekspertëve, ashtu edhe të opozitës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button