Nuk është formuar departamenti gjyqësor për vepra penale për persona me kompetenca policore

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në “Planin 3-6-9” për reforma urgjente me prioritet ka të shkruar premtimin në vazhdim të cilin e vlerësojmë si pjesërisht të realizuar: 

Reforma në shërbimet e sigurisë dhe kundërzbulimit Formimi një departamenti të veçantë në suaza të Prokurorisë Publike Speciale për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit i cili do të jetë kompetent për ndjekje penale ndaj veprave penale të kryera nga ana e të punësuarve në MPB të autorizuar për veprim si dhe prej përfaqësuesve të policisë së burgut

Ky premtim nuk është premtim i drejtpërdrejtë nga programi parazgjedhor i partisë qeverisëse LSDM, Plani për jetë në Maqedoni (faqe 235), edhe pse flitet për përforcimin e luftës kundër korrupsionit në radhët e MPB-së dhe dhe me të flitet për premtimin komplementar, për avokatin policor. Premtimi nuk është pjesë e Programit për punë të Qeverisë 2017-2020, as në Programin për punën e Qeverisë për vitin 2018. Për herë të parë ky premtim është shkruar në Planin për reforma urgjente me prioritet 3-6-9 të Qeverisë së RM-së, në pjesën narrative për planin 6-9, me çka, afati për realizim është vendosur me përfundimin e muajit mars 2018, dhe pas kontrollit për verifikim konstatuam se është në fazën e hershme të realizimit. Ky premtim gjendet në pjesën Reforma në forcat e sigurisë dhe kundërzbulimit në Planin narrativ 6-9 dhe është grupuar së bashku me premtimin për një trup të veçantë edhe te Avokati i Popullit, i cili ka funksion të njëjtë, kuptohet me kompetenca të tjera. Fundja, që me 12 e shtatorit të vitit 2017, Qeveria përmes ministrit për Punë të Brendshme Oliver Spasovski, i cili foli në konferencë për shtyp në njëqind ditët e para të udhëheqjes me MPB-në, njoftoi për këtë reformë e cila është e lidhur me forcat e sigurisë:

Është definuar modeli dhe korniza ligjore për përshtatjen e një mekanizimi të jashtë të pavarur për mbikëqyrje të punës së policisë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës dhe Avokatit të Popullit. Ky model parasheh formimin e një departamenti të posaçëm në Prokurorinë Publike Speciale për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit (edhe Prokurori) dhe formimin e një njësie të veçantë të organizuar te Avokati i Popullit si mekanizëm për kontroll qytetarë (Avokat ose Avokat Policor). Ky model do të jetë një garanci e shkëlqyer ligjore për kontroll të pavarur mbi punën e policisë – deklaroi atëherë Spasovski.

Me 26 dhjetor të vitit 2017 në seancën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë u miratuan ligjet lidhur me reformat në forcat e sigurisë dhe kundërzbulimit mes të cilëve edhe propozimi për ndryshime të Ligjit për Prokuror Publik:

Qeveria shqyrtoi edhe vërtetoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Prokurori Publike. Me ndryshimet e propozuara dhe plotësimet të Ligjit për Prokurori Publike kryhet edhe formimi i veçantë i Departamentit për hetim dhe ndjekje të veprave penale prej nga personat që  kanë autorizim veprimi në polici dhe përfaqësues të policisë së burgut, parashihet kompetenca e tij, formimi i një qendre hetimore, si edhe çështje të tjera lidhur me këtë departament të veçantë – thuhet në kumtesën e 45 të seancës së rregullt të Qeverisë së RM-së. 

Së bashku me këtë propozim është vërtetuar edhe propozimi për ndryshime të Ligjit për Prokurorinë Publike, për nevojat e këtij departamenti:

Qeveria e RM-së shqyrtoi dhe miratoi Propozim – Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Prokurorinë Publike. Me ndryshimet e propozuara, të cilat dalin prej Propozim-Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Prokurori Publike dhe me të cilët propozohet që në Prokurorinë Publike Themelore për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të formohet një departament i veçantë për hetim dhe ndjekje të veprave penale të kryera prej personave duke shfrytëzuar kompetencat dhe prej përfaqësuesve të policisë së burgut, me këtë departament parashihet, që përkrah prokurorëve publik, të punësohen edhe prokurorë themelor të cilët do të jenë të nivelit B1 dhe me pozitë të prokurorit këshilltar-hetues. (komunikon Qeveria)

Në ditët tjera të punës para fundit të vitit 2017 në Kuvend janë dërguar vendimet e për ndryshimet ligjore të përmendura, të cilat mbajnë datën deri në dhjetor të vitit 2017. Por, në Kuvend për shkak të pauzave më të gjata në janar dhe shkurt, pjesërisht edhe në mars, tekstet e këtyre vendimeve ligjore, pak u vonuan. Në këtë moment kur verifikojmë këtë premtim, ato janë në fazën e leximit të dytë, gjegjësisht para miratimit. Më saktë ndryshimet e Ligjit për prokurori Publike ka kaluar leximin e parë dhe mund të shkojë në lexim të dytë, përderisa ndryshimet në Ligjin për Prokurori Publike akoma pret në grupin e teksteve në lexim të dytë, që do të thotë se prej fillimit do të duhet që të shqyrtohet në seancën plenare në Kuvend. Sipas informacioneve të fundit ky propozim-ligj është vendosur pikërisht në seancën e 35 plenare të Kuvendit të caktuar për sot 912.04.2018), në momentin kur përfunduam së shkruari këtë tekst. Ajo që është me interes si e dhënë, është se premtimi praktikisht është plotësuar prej atij që është shkruar formalisht. Më saktë, kur shihet propozimi për  ndryshime ligjore në Ligjin për Prokurori Publike shihet se në ndryshime se departamenti i ri nuk do të merret vetëm me vepra penale të kryera nga ana e të punësuarve policor në MPB dhe në policinë e burgut, por edhe me të punësuarit me autoritet edhe në policinë financiare dhe në Drejtorinë e Doganës në RM:

Me persona që kanë kompetenca veprimi në paragrafin 1 të këtij ligji nënkuptohet nëpunës policor, person i autorizuar për siguri kundërzbulim me autorizim policor, përfaqësues të policisë financiare, me ligj persona të autorizuar në Drejtorinë e Doganës të cilët punojnë në zbulimin e veprave penale dhe të personave të autorizuar në Ministrinë e Mbrojtjes të cilët punojnë në zbulimin dhe hetimin e veprave penale – thuhet në njërin prej neneve të ligjit të ndryshuar dhe të plotësuar i cili pret miratimin në Kuvendin e RM-së – shkruan në njërin prej neneve të ndryshimeve të propozuara. 

Për shkak të argumenteve të sipërpërmendura fati rreth realizimit të premtimit të Qeverisë i cili duhet që të përfundojë në mars të vitit 2018, por deri më tani (12.04,2018) nuk ka ndodhur, mund të thuhet se projekti është në fazën e realizimit të hershëm. Ndryshimet ligjore janë kah fundit, megjithatë realisht pritet që për shkak të përgatitjeve të patjetërsueshme do të kalojë të paktën edhe një muaj deri sa të formohet departamenti, ashtu që, në këtë moment vlerësimi për këtë premtim është vetëm se është realizuar pjesërisht. 

Burimi: Vërtetmatesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button