Zjarri në Ministrinë e Drejtësisë, BIRN publikoi fotografi nga hapësira e djegur

Gjithçka ka qenë në rregull me instalimin elektrik të Ministrisë së Drejtësisë ku para dhjetë ditëve është djegur kati i katërt i objektit në Qendër të Shkupit, shkruan BIRN, transmeton Portalb.mk.

“Mbetet variant se zjarri është shkaktuar nga faktori njerëzor, megjithatë hetimi do ta dëshmojë, pasi të dëshmohet se çfarë saktë ka ndodhur”, thonë për Birn nga Ministria e Drejtësisë.

Sipas tyre, janë të mëdha mundësitë e shkaktimit të zjarrit nga moskujdesi i dikujt, të lënë ndonjë cigare ose stufë elektrike të ndezur, por deri sa të mbyllet hetimi, të gjitha opsionet janë të hapura.

Nga policia për BIRN thonë se është herët për informata konkrete, presin që Prokuroria t’ju lejojë t’i analizojnë lëndët e djegura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button