Tulipanët në Holandë, kopshti i luleve në Keukenhof tërheq vëmendjen e vizitorëve

Qyteti Keukenhof i Holandës llogaritet si kopshti më i madh i tulipanit në botë, ndërsa këtë vit vizitorët priten me temë “Romancë në lule”, raporton Anadolu Agency (AA).

E vendosur jo shumë larg qytetit të Lisse, Keukenhof tërheq jo vetëm përfaqësuesit e botës së biznesit të kopshtarisë, por edhe fotografë dhe admirues të tjerë të luleve çdo vit me koncepte të ndryshme. Parku mori emrin sipas kështjellës Keukenhof.

Ngjarja për shkak të jetëgjatësisë së shkurtër të tulipanit do të jetë e hapur nga fundi i marsit deri në mesin e muajit të pestë, ndërkaq edicioni i këtij viti do të zgjasë deri më 13 maj.

Fokusi i parkut është në pothuajse 7 milionë copë lule, që mundëson një numër kompanish të prezantojnë katalogë te tyre të gjallërisë. Rreth 500 kultivuesve kanë mundësinë të ekspozojnë një gamë të gjerë lulesh.

Ekipi i ekspertëve përpiqet të sigurojë për të gjithë ekspozuesit një hapësirë të veçantë që plotëson nevojat e tyre.

Rreth 20 fermerëve në vitin 1949 u lindi ideja për të organizuar një manifestim në formën e ekspozimit të luleve, e cila ishte një sinjal për ngjarjen në Keukenhof në formën e parkut të pranverës.

Për publikun u hap në vitin 1950 dhe menjëherë shënoi sukses të madh, kur u vizitua nga rreth 236,000 njerëz. Këtë vit organizohet edicioni i 69-të, kurse organizatorët presin një numër të madh vizitorësh edhe kësaj radhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button