Tusk viziton Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, do të vizitojë javën e ardhshme rajonin e Ballkanit Perëndimor, transmeton REL. 

Vizita e tij do të nisë në Shqipëri më 24 prill, nga ku do të vazhdojë në Mal të Zi, Serbi, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Maqedoni.

Duke folur në Parlamentin Evropian në Strasburg, Tusk tha se do t’i përçojë mesazhin rajonit se BE-ja do të vazhdojë të jetë partneri më i besueshëm dhe investitori më i madh.

“Samiti (për Ballkanin Perëndimor në Sofje) duhet të konfirmojë perspektivën evropiane të rajonit dhe, çfarë është më e rëndësishme, duhet t’i përmirësojë lidhjet me rajonin dhe brenda tij”, tha Tusk.

Samiti në Sofje, i paralajmëruar të mbahet më 17 maj, do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor pas 15 vjetësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button