“Shqipëria vazhdon mbështetjen ndaj Maqedonisë për integrimin në NATO”

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, zhvilloi sot një takim me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Maqedonisë, gjenerallejtënant Metodija Veliçkovski, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, në takim është diskutuar për çështje me interes reciprok, që përfshijnë çështje në marrëdhëniet bilaterale në kuadrin rajonal.

“Gjeneral brigade Kollçaku, gjatë takimit vlerësoi bashkëpunimin ushtarak dypalësh për sigurinë dhe stabilitetin e dy vendeve dhe rajonit, duke theksuar se Shqipëria e konsideron Maqedoninë një partner të rëndësishëm në kuadër të bashkëpunimit për mbrojtjen dhe sigurinë dhe se FA shqiptare do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Maqedonisë për integrimin në NATO”, thuhet në njoftim.

Nga ana e tij, gjenerallejtënant Veliçkovski, vlerësoi me “nota të larta mbështetjen që Shqipëria dhe Forcat e Armatosura Shqiptare kanë dhënë e po japin në integrimin e Maqedonisë në NATO”.

Kollçaku dhe homologu i tij nga Maqedonia, sipas njoftimit, ndanë të njëjtin mendim që bashkëpunimi ndërmjet Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura të Maqedonisë do të vijojë edhe më tej, me qëllim sigurinë dhe stabilitetin e dy vendeve, por edhe të rajonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button