fbpx

T’i vëhet fund politikës së mosndëshkimit, të dënohen dhunuesit!

Sot në Shkup u mbajt trajnim për integritetin e policisë, në të cilin përveç funksionarëve të policisë morën pjesë edhe përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe të Komitetit të Helsinkit.

Në hapjen e trajnimit, ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski, tha se çrrënjosja e korrupsionit kërkon qasje sistematike dhe mund të bëhet nëpërmjet të ngritjes të dinjitetit dhe integritetit të punonjësve të policisë.

Në promovimin e trajnimit foli edhe kryetari i Shoqatës së Gazetarëve, Naser Selmani, i cili tha se ngjarja e sotme ka domethënie simbolike sepse dërgon porosi të fortë se policia dëshiron të përmirësojë punën e saj me qëllim që të rrit besimin e publikut.

Selmani tha se mediat kanë ndikim të madh në krijimin e opinionit publik për integritetin e policisë dhe për atë arsye duhet të ndërtohen marrëdhënie profesionale dhe të sinqerta.

“Me të drejtë policia pret mediat të raportojnë në mënyrë të saktë dhe të sinqertë, mirëpo edhe policia duhet të jetë transparente në punën e saj. Kur ekziston besim, atëherë edhe mediat do të mundohen të jenë korrekte dhe të përgjegjshme në raportimin e tyre”, tha Selmani.

Selmani e kritikoi politikën e mosndëshkimit të dhunës mbi gazetarëve. “Në pesë vitet e fundit kanë ndodhur mbi 50 sulme të gazetarëve, ndërsa asnjë nga dhunuesit nuk është sjell para drejtësisë”, tha ai.

“Nuk mund të flasim për lirinë e të shprehurit dhe për lirinë e mediave nëse gazetarët ballafaqohen me sulme, kërcënime dhe shtypje, ndërsa institucionet nuk reagojnë shpejtë për t’i mbrojtur”, tha Selmani dhe shtoi se heshtja e gazetarëve është përpjekje për të fshehur të vërtetën.

Sipas tij, për prezencën e politikës të mosndëshkimit flet edhe raporti i Komisionit Evropian, i cili rekomandon zero tolerancë për sulme dhe kërcënime ndaj gazetarëve.

“Bashkëpunimi jonë në luftën kundër mosndëshkimit ka hyrë në raportin e KE. Kjo duhet të paraqet motivim shtesë, por edhe obligim që të punojmë më shumë me qëllim që hetimet të jenë më efikase. Sulmet nuk do të ndalojnë për deri sa nuk dënohen dhunuesit”, theksoi Selmani.

Sipas Selmanit, politika e mosndëshkimit e prish reputacionin e vendit në sytë e botës sepse pjesë e madhe e lëndëve që Maqedonia i humb në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg është shkaku i brutalitetit të policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button