Mogerini – Zaev: Mund të festoni gjysmë dite, por më pas të ktheheni në punë (VIDEO)

“Keni kaluar rrugë të madhe dhe më vjen mirë që u kthyet në rrugën e vërtetë. Mund të festoni gjysmë dite, por më pas të ktheheni në punë”, kështu ka deklaruar përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

“Kjo nuk është arritje vetëm e Qeverisë, por e të gjithëve. Opozita dhe shumica parlamentare të punojnë bashkë, pra kjo arritje është e përbashkët. Sot jam këtu që t’ua  japë porosinë që Qeveria e ka përgjegjësinë që opozita t’i hapë dyert për të marrë pjesë opozita, por edhe opozita që të marrë pjesë në ndryshimet. Kjo frymë, kjo mënyrë e punës jep punë dhe kur të mendojmë kur keni qenë vitin e kaluar, më vjen mirë që nesër Kuvendit do t’i drejtohem në Parlament dhe situata është ndryshe”, tha Mogerini.

Mogerini theksoi se duhet që të ngritet ekonomija në Maqedoni të ketë jetesë kualitative, por dhe gjyqësor të pavarur.

Mogerini gjithashtu përsëriti se duhet që të mbahet rekomandimit dhe të thellohen reformat.

Mogerini me tone pozitive e ka vlerësuar politikën e jashtme të Maqedonisë, duke përshëndetur bisedimet për çështjen e emrit me Greqinë, por edhe ato me shtetet tjera, përfshirë meBullgarinë.

Nga ana tjetër, kryeministri Zaev, e ka falënderuar Mogerinin për ashtu siç tha, i ka përkrahur proceset demokratike dhe BE-ja e ka dëgjuar zërin e qytetarëve të Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

“Me ndihmën tuaj ne arritëm që të bëjmë hap të madh drejt euro-integrimit. Ju e njohët energjinë pozitive. I keni vlerësuar veprimet e Qeverisë. Dërgoj porosi deri te ju dhe deri te të gjithë, ngeluni të fokusuar, përkrahës të Maqedonisë. Ne e kemi bërë gati dinamikën për reformat e reja. Do t’i arsyetojmë të gjitha pritjet. Qytetarët e Maqedonisë e meritojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. Anëtarësimi në BE, nënkupton ekonomi më të mirë, punësime të reja, të rinj të motivuar. Është e qartë për të gjithë se Maqedonia e ka interes strategjik anëtarësimin në NATO”, deklaroi Zaev.

Han ia dorëzoi raportin e KE-së Zaevit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button