KE propozon letërnjoftime të reja për shtetasit e BE-së

Komisioni Europian ka propozuar që letërnjoftimet e reja të shtetasve të Bashkimit Europian në çip duhet të përmbajnë të dhëna biometrike, gjurmët e gishtave dhe pamjet e fytyrës, si një nga masat që duhet të vështirësojnë veprimet kriminale të terroristëve, transmeton Koha.net.

Komisioni Europian vlerëson se janë rreth 80 milionë europianë me letërnjoftime pa të dhëna biometrike.

Përcaktimi i standardeve të përbashkëta të sigurisë në nivel të BE-së do të jetë ndihmesë për pengimin e dokumenteve false, me të cilat terroristët dhe kriminelët shpesh hyjnë në BE nga vendet e treta.

Sipas propozimit të Komisionit, letërnjoftimet e qytetarëve të BE-së më të vjetër se 12 vjeç, lejet e qëndrimit të anëtarëve të familjeve të tyre që nuk janë qytetarë të BE-së do të duhej të kenë në çip të dhënat biometrike, gjurmët e gishtave dhe pamje të fytyrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button