Mickoski është takuar me eurokomesarin Han, ja çfarë kanë biseduar

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot ka realizuar takim me eurokomesarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, njofton Portalb.mk.

“Në takim është diskutuar për raportin e Komisionit Evropian i cili ka të bëjë me prosein integrues të Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian dhe për gjendjet në shtet nga aspekti politik dhe ekonomik. Kryetar i VMRO-DPMNE-së, Mickoski ka deklaruar se rruga evropiane është e vetmja nëpër të cilën duhet të lëvizë Republika e Maqedonisë, para se gjithashtu për standard më të mirë dhe avancim të qytetarëve dhe si mënyrë për mbrojtjen e interesave nacionale dhe shtetërore”, theksojnë nga partia.

Mickoski ka theksuar se kthimi i rekomandimit të pakushtëzuar, të cilin, siç ka theksuar ai, më parë e ka fituar VMRO-DPMNE në vitin 2009, ndërkaq është humbur për shkak të krizës politike duhet që t’i përmirësojë gjendjet dhe  t’i ngrit kriteret në shumë sfera të shtetit.

“Opozita në mënyrë thelbësore e ka përmirësuar kualitetin e ligjeve reformuese, me çka ka dëshmuar se interesat shtetërore i vendos si prioritet bazë, por edhe se ngelet që t’i kushtohet kujdes implementimit të tyre, diçka që varet nga vetë Qeveria”, ka deklaruar Micksoksi.

Mickoski gjithashtu ka theksuar se është shqetësuese gjendja e korrupsionit në Maqedonia, jo-efikasiteti, burokracia, sistemi i pa reformuar gjyqësor, krimi i organizuar dhe pasiguria e qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button