Zimbabve, zëvendëspresidenti largon nga puna 16.000 infermiere

Qeveria e Zimbabve mbrëmë largoi nga puna të paktën 16,000 infermiere të cilat dolën në grevë për të kërkuar pagesën e pagave të papaguara, transmeton Agjencia Anadolu Agency (AA).

Zëvendëspresidenti i Zimbabve, Constantino Chiwenga, deklaroi për median pro-qeveritare ZBC se vendet e lira do të plotësonte me infermieret e papunë.

Chiwenga solli vendimin për largimin e mijëra grevisteve në bazë të kompetencave që zëvendëspresidenti i Zimbabve ka në sektorin e shërbimeve publike të qeverisë.

Ai pretendon se qeveria e Zimbabve më parë i kishte dhënë Ministrisë së Shëndetësisë 17.1 milionë dollarë për shlyerjen e pagave të papaguara të stafit mjekësor duke plotësuar kështu kërkesat e tyre. Grevistet i akuzoi për sjellje të papërgjegjshme dhe se veprojnë me motive politike.

Chiwenga tha se autoritetet kanë filluar tashmë procesin e rekrutimit të personelit të ri mjekësor dhe nëse është nevoja do të kthehen në punë edhe ato infermiere që kanë dalë në pension.

Përfaqësuesi i sindikatës së stafit mjekësor, Enock Dongo, tha se lajmin për largimin e ka mësuar nga mediat dhe se i konsideron të pavlefshme, sepse askush zyrtarisht nuk i ka njoftuar.

Paga mesatare e infermierëve në Zimbabve është 284 dollarë. Personeli mjekësor hyri në grevë duke kërkuar që qeveria të paguajë borxhet dhe të rrisë pagat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button