Njohja nëpërmjet fytyrës, “Facebook” pyet evropianet

“Facebook” ka filluar të pyesë përdoruesit evropianë dhe kanadezë nëse duan që të lejojnë teknologjinë e njohjes faciale për të identifikuar fotot dhe videot ku ata shfaqen.

“Facebook” fillimisht nisi aplikimin e teknologjisë jashtë Kanadasë në 2011, por e ndali atë për qytetarët e BE pas protestave nga rregullatorët dhe aktivistët që mbrojnë privatësinë. Kërkesa e re është një nga opsionet fakultative që prezantohen. Lëvizja sidoqoftë pritet të shoqërohet me polemika. Kompania aktualisht është e përfshirë në një skandal mbi privatësinë të lidhur me përdorimin e informacioneve private të përdoruesve të saj nga Cambridge Anatytica, kompani konsulence politike, transmeton TCH.

Rrjeti social po ashtu përballet me një padi ligjore në SHBA për përdorimin e teknologjisë së njohjes faciale atje pa lejen eksplicite të përdoruesve. “Identifikimi biometrik dhe gjurmimi i miliarda fotove në platformë, përbën një rrezik për privatësinë e përdoruesve, komentojnë aktivistët.

“Facebook” tani duhet të provojë se ka mësuar të respektojë ligjin, dhe jo të provojë se mund ti çojë aftësitë e tij të gjurmimit në nivele të reja. Përdoruesit jashtë BE dhe Kanadasë do të rishikojnë elementët e kontrollit të privatësisë, muajt e ardhshëm, por do të vazhdojnë të jenë subjekt i njohjes faciale nëse nuk zgjedhin të dalin nga sistemi.

Teknologjia e njohjes faciale funksionon duke i dhënë çdo përdoruesi një numër unik të quajtur template. Ky përllogaritet duke analizuar mënyrën se si personi duket në fotografinë e tij të profilit dhe imazhe të tjera në të cilat është identifikuar. Fytyrat që nuk janë të etiketuara më pas krahasohen me databazën e template-ve.

Kur gjendet një përputhje, “Facebook” i prezanton personit imazhin dhe ai mund të etiketohet. Po ashtu, teknologjia përdoret edhe për të pikasur se kur një profil i rremë përpiqet të përdorë një foto të vjedhur si foto profili.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button