fbpx

Ekipi ideal i Premier League

Manchester City u shpall kampion i Anglisë dhe me të drejtë do të jetë skuadra që dominion formacionin ideal të sezonit.

Shoqata e Futbollistëve në Britaninë e Madhe ishte ajo që bëri votimin për ekipin e vitit, ku rezulton se 5 nga 11 të përzgjedhurit janë pjesë e Citizens, transmeton TCH.

Kështu, skuadra e Guardiolës përfaqësohet në skuadrën ideale të kampionatit anglez nga mbrojtësit Kyle Walker e Nicholas Otamendi, De Bruyne e David Silva në mesfushë e Sergio Aguero në sulm.

Pjesën tjetër të skuadrës ideale të Premier Leagues e plotësojnë David De Gea i Manchester United në portë, Jan Vertonghen i Tottenhamit dhe Marcos Alonso i Chelseat në mbrojtje.

Në mesfushë, së bashku me De Bruynen e David Silvën, ai që ka marrë më shumë vota është Christian Erikssen i Tottenhamit, ndërsa në sulm përkrah Agueros janë Mohammad Salah i vetmi përfaqësues nga Liverpooli dhe Harry Kane edhe ky një lojtar i Tottenhamit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button