Gjykimi për tentim vrasjen e Selës ndërpritet, përkeqësohet gjendja shëndetësore e njërit prej të akuzuarve

Gjykimi për tentim-vrasje ndaj deputetit Ziadin Sela në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar,  sot është ndaluar pasi që i është përkeqësuar gjendja shëndetësore të akuzuarit, Nikolla Vojnevski, njofton Portalb.mk.

Gjatë dëshmisë së gazetarit Goran Tërpenovski, të akuzuarit i akuzuari Vojnevski i ka humbur ndjenjat, kështu që gjykatësja ka urdhëruar që të thirret Ndihma e Shpejtë.

Tërpenoski, si dëshmitari i dytë i Prokurorisë, tha se në ditën kritike ka raportuar nga seanca në Kuvend, pas së cilës është drejtuar në hapësirat e press-qendrës, ku është dashur që të mbajë konferencë për shtyp kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferi. Sipas gazetarit, Sela është goditur me shufër hekuri, ndërkaq më pas nuk e ka parë më Selën.

Tërpenoski ka theksuar se prej të akuzuarve në seancë e ka njohur vetëm Aleksandar Janevskin – Toshta, i cili, ashtu si[ tha, ka qëndruar përpara deputetëve duke i mbrojtur.

Paraprakisht, dëshmi ka dhënë edhe i propozuari tjetër i Prokurorisë, ish deputeti, Aleksandar Stojkoski.

Për tentim vrasje të Ziadin Selës më 27 prill të vitit të kaluar akuzohen Kire dhe Ceko Gjorgjievski, Oliver Oshakovski, Sasha Senkov, Nikoll[e Dimitrevski, Aleksandar Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Dellov dhe Stojan Pavllovski – Kobra.

Të gjithë të akuzuarit, në seancat paraprake nuk e kanë pranuar fajin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button