Afrim Gashi nga njëri fraksion i Lëvizjes Besa: Ne kemi ndihmuar vendin për të marrë rekomandim të pastër (VIDEO)

Afrim Gashi nga njëri fraksion i Lëvizjes Besa është duke mbajti  konferencë për media, ai tha se Lëvizja Besa ka qenë ndihmuese në procesin e rekomandimit të pastër,  transmeton Portalb.mk.

“Lajm shumë i mirë për Maqedoninë është fillimi i negociatave për anëtarësim në BE. Lëvizja Besa ka qenë ndihmuese në procesin e rekomandimit të pastër. Çështja tjetër e rëndësishme është se në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ose përgjithësi në sferën politike po kthehet një klimë e mirë politike dhe uroj që kjo të jetë një ndihmues për Qeverinë  që Maqedonia më shpejt të ecë përpara dhe Lëvizja Besa shumë shpejt pret të jetë pjesë e Qeverisë, sidomos nëse në qershor fillojnë negociatat për anëtarësim”, tha Afrim Gashi, kryetar i njërit fraksion të Lëvizjes Besa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button