Hapja e negociatave, Rama me Mogherinin: Sforcot tona u vlerësuan pozitivisht

Edi Rama dhe Federica Mogherini kanë dalë në një konferencë për shtyp pas takimit me dyer të mbyllura, kur Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme në BE i ka dorëzuar Kryeministrit shqiptar progres raportin që i rekomandon BE-së hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Teksa theksoi se Shqipëria ka nevojë për miq të mirë në Europë, duek falenduar Mogherinin dhe Presidentin Juncker si dhe komisionerin Hahn, Rama theksoi se sforcot e jashtëzakonshme për vettingun, për të çrrënjosur kanabisin, për të luftuar korrupsion dhe për të reformuar asministratën publike, për të zgjeruar lirinë e shprehjes, janë vlerësuar pozitivisht, transmeton TCH.

“Kemi nevojë për miq të mirë dhe të vërtetë në Europë. Mogherini është këtu sepse ne ja kemi dalë të hedhim një hap shumë të rëndësishëm. Slogani i vetëm i yni ka qenë Europa. Ne emër të gjithë shqiptarëve e falenderoj me zemër Mogherinin për gjithçka ka bërë deri tani, duke na mbështetur në një rrugë aspak të lehtë. Falenderoj edhe Presidentin Juncker, si dhe komisionerin Hahn. Sforcot tona të ta jashtëzakonshme për vettingun, për të çrrënjosur kanabisin, për të luftuar korrupsion dhe për të reformuar administratën publike, për të zgjeruar lirinë e shprehjes, janë vlerësuar pozitivisht. Por ky nuk është fundi i përpjekje, por fundi i një faze dhe fillimi i një tjetre edhe më të vështirë. Sot kemi një tjetër kapitull i gjithi për t’u shkruar. Sistemi i drejtësisë duhet të shkojë me tutje”, u shpreh Rama.

Në Konferencën e përbashkët me Shefen e Diplomacisë Europiane Federica Mogheri, Kryeministri Rama i bëri thirrje edhe njëherë opozitës të mos bashkëpunojnë me asnjë faktor Europian që do ta pengojë Shqipërinë në këtë proces.

“Dëftesa që kemi në dorë na e bën pak më të lehtë këtë punë jo të lehtë. Dua t’i lutem si shqiptar, si qytetar dhe jo si kryeministër, përfaqësuesve të opozitës të mos bashkëpunojnë me asnjë faktor Europian që do ta pengojë Shqipërinë në këtë proces. Të mos ushqejnë zyra deputetësh andej këtej me gënjeshtra dhe të mos eksportojnë baltën e luftës sonë politike dhe ta lënë mënjanë këtë. E ftoj bashkën që të bëjë bashkë një skuadër kombëtare me fanellën kuqezi, kur flasim për Shqipërinë jashtë Shqipërisë. Nuk kam fituar unë, nuk ka fituar qeveria, nuk ka fituar PS, por kanë fituar të gjithë shqiptarët. Shqipëria i ka bollë nëpër Europë ata që duan t’i nxjerrin bishta dhe që nuk e kanë problem t’i vënë shkopinj nën rrota. Nuk ka kuptim që t’u bashkohet qoftë edhe një shqiptar i vetëm”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button