Xhaferi pas takimit me Han: Raporti është meritë e qytetarëve të Maqedonisë (VIDEO)

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë është mbajtur takimi i eurokomisarit Johanes Han me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me deputetët e Kuvendit për Raportin e përparimit të Republikës së Maqedonisë me të cilin dje iu dha rekomandim vendit për fillim të negociatave, raporton Portalb.mk.

Pas takimit, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi tha se ky sukses i rekomandimit të fillimit të bisedimeve u referohet qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të cilët pa rezervë kanë mbështetur të gjitha përpjekjet e subjekteve politike.

“Sot në prani të eurokomisarit Han dhe të përfaqësuesve të Komisionit Evropian nga Han më është dorëzuar Raporti për përparimin e Maqedonisë, Raport ky i pakushtëzuar që referon dhe preferon Komisionin Evropian që në Maqedoni të fillojnë bisedimet për anëtarësim në BE. Ky sukses i referohet qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të cilët pa rezervë kanë mbështetur të gjitha përpjekjet e subjekteve politike për arritjen e pritshmërive të vetë qytetarëve dhe pritshmërive të sugjerimeve të Unionit Evropian. Mbetet që në tre muajt e ardhshëm të ketë aspekt praktik të zbatimit të asaj çka është miratuar si proces i reformave të arritura në Maqedoni”, tha kryetari kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi pas takimit me eurokomisarin, Johanes Han.



Johanes Han
Johanes Han
Talat Xhaferi dhe Johanes Han
Fotografi nga takimi
Fotografi nga takimi
Fotografi nga takimi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button